Profili i Kompanise

Profin është kompani Kosovare e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të konsulencës dhe ngritjen e kapaciteteve për organizata të ndryshme në sektorin privat dhe publik.

Visioni

Vizioni ynë është të bëhemi kompani lidere në mbështetje të zhvillimit profesional të klientëve tanë, duke ju ofruar shërbime këshilluese dhe trajnime profesionale.

Misioni

Misioni ynë është ofrimi i shërbimeve të konsulencës dhe trajnimeve profesionale bazuara në kërkesat e klientëve

 

Historia

Profin është themeuar në Maj të vitit 2010 me seli në Prishtinë, Republika e Kosovës. Fushëveprimtaria e saj shtrihet në Kosovë dhe rajon. Profin është një nga organizatat lidere në ofrimin e shërbimeve këshilluese, trajnime profesionale, shërbimeve për ngritjen dhe certifikimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë bazuar në standardet nderkombëtare ISO. Ekspertë e Profin janë të deshmuar në treg për profesionalizem, seriozitet në punë, korrektësi, saktësi dhe përkushtim ndaj klientit,  dhe posedojne më kualifikime të larta të arritura në Universitete dhe Organizata me renome nderkombëtare.

Sherbimet

Fokusi i Profin është ofrimi i shërbimeve për ngritje të kapaciteteve, shërbimeve të konsulencës menaxheriale si dhe zbatimin e projekteve zhvillimore duke ju ofruar klientëve tanë mundësinë për të zhvilluar më tej aftësitë konkurruese në treg, zhvillim të kapaciteteve profesionale, përmirësim të përformancë afariste dhe funksionim cilësor.

Gama e shërbimeve të Profin, përfshinë:

       

Që në fillim, Profin ka dëshmuar që mund të garantojë nivel të lartë të ofrimit të shërbimeve duke përdorur standard te larta të punës dhe aplikim të qasje “ofrimi i shërbimit që i nevojitet klientit”.

Duke ju ofruar klientëve tanë metodat, tenika dhe njohuritë, ne ju mundësojmë atyre avantazh më të mire konkurrues në treg.

Klientët e Profin janë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë: Institucionet e Administratës Publike (Qeverinë, Ministritë dhe pushtetin lokal), kompanitë publike në Kosovë, sektorin privat të biznesit, dhe OJQ-të.

Deri tani, ne kemi realizuar trajnime apo shërbime këshilluese për një numer të madh të klienteve në fusha të ndryshme.               

Stafi

Duke ditur që çdo kompani aset kryesore i ka burimet njerëzore, atëhere Profin është përkushtuar që në radhet e veta të ketë ekspert të deshmuar në ofrimin e shërbimeve. Grupi i expertëve të Profin përbëhet nga ekspert me përvojë të deshmuar, disponojnë kualifikime të larta profesional, të trajnuar mirë, specialist të kualifikuar, dhe njohës të gjuhëve të huaja si parakusht për komunikim efektive. Profesionalizmi i këtyre burimeve, i mundëson Profin-it që të ofrojë klientëve shërbime/zgjidhje profesionale dhe në kohë.

           

Trajnimet  

 

Profin, ofron trajnime të avancuar në fusha dhe specializime të ndryshme për klientet e vetë. Trajnimet të cilat Profin i ofron mund të kategorizohen në këto fusha:

           

           

Shërbime të bazuar në standardet ISO 9001

Profin është kompani e specializuar për ofrimin e shërbimeve të konsulencës në fushën e standardeve nderkombëtare të cilësisë ISO, gjë që i mundëson që klienteve të saj t’ju ofrojë sherbime në ngritjen dhe implementimin e ketyrë satandardeve. Profin bënë implementimi e ketyrë standardeve ndërkombëtare të cilësisë:              

Ø  Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë (ISO 9001:2008)                                           

Ø  Sistemin e Menaxhimit të Ambientit (ISO 14001:2004)

Ø  Sistemin e Menaxhimit të  Shëndetit dhe Sigurisë në Punë (OHSAS 18001:2007)

Ø  Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Ushqimit (ISO 22000:2005)

Ø  Sistemin e Menaxhimit te Sigurisë së Informatave (ISO 27001:2005)

Poashtu Profin, ofron shërbime të auditimit të cilësisë bazuara në ISO. Shërbimet e Auditimit përfshirë auditimin e sistemit, proceseve, produkteve, procedurat dhe/ose udhëzimet.

Shërbime e Konsulencës

Profin ofron shërbime të avancuara të konsulencës për klientët, në fusha të ndryshme të profesionale, në mbështetje të përpjekjeve të tyre për zhvillim dhe zgjerim te biznesit. Bazuar në kërkesat e klientit, ekspertët tanë propozojnë zgjidhje konkrete si përgjigje ndaj kërkesave të tyre. Sherbimet tona shtrihen në fusha të ndryshme të biznesit dhe mund të jenë me karakter ditore, shërbime periodike te konsulencës dhe shërbime të bazuar në projekte zhvillimore që kanë karakter aftëgjatë. Shërbimet e konsulencës përfshin këto fusha të ekspertizës:

Ø  Planifikimi i biznesit

Ø  Plane investive

Ø  Vlerësim të pasurive të paluajtshme

Ø  Vlerësim të biznesit

Ø  Studimet e Fizibilitetit

Ø  Hulumtim tregut, pergaditje te planeve te marketingut dhe menaxhim të fushatave te Marketingut

Partneritetet

Komponent mjaft e fuqishme në ofrimin e shërbimeve të konsulencës dhe trajnimeve është PARTNERITETI i zhvilluar më organizata të ndryshme të industrisë së njejtë. Ne kemi krijuar partneritet të fortë me organizata udhëheqëse në nivel kombëtare dhe ndërkombëtare.